10:06 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrestohet babai i pashpirt: rrihte papushim gruan dhe 3 fëmijët e vegjël

Një baba që e ka humbur dhembshurinë e prindit u arrestua në Divjakë. Ai quhet Xhevahir Prendi, 36 vjeç. Prendi rrihte dhe kërcënonte pa mëshirë gruan e tij M.P. 35 vjeçe dhe nuk kursente as tre fëmijët e vegjël; babai ishte kthyer në makthin e jetës së tyre.

Prendi akuzohet për dhunë familje dhe dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.