15:05 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet biznesmeni kosovar, konfrontohet fizikisht me kryesuesin komunal të Dragashit

Biznesmeni kosovar, pronari i Kuk Komerc, Naser Arifi është konfrontuar fizikisht me kryesuesin e kuvendit komunal të Dragashit, Betim Merdi.

Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur dje ku biznesmeni në fjalë dyshohet se ka sulmuar fizikisht personin zyrtar.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Një bisedë telefonike ka shpier deri tek përplasja fizike mes dy të pandehurve. Rasti ka ndodhur në oborrin e një restoranti në fshatin Bresanë. Dy të dyshuarit kanë patur raporte të mira, deri në atë moment” thuhet në njoftimin e Policisë për Indeksonline.

I dyshuari, Naser Arifi është arrestuar dhe më pas është dhënë urdhër ndalese për 48 orë./Indeksonline/