12:20 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohet Chris Brown nën akuzat për përdhunim

Këngëtari i zhanrit R&B është arrestuar në Paris nën akuzën për përdhunim.

Një 24 vjeçare e ka akuzuar këngëtarin për përdhunim në natën e 15 janarit në një nga hotelet e kryeqytetit francez.

Burime brenda policisë kanë potencuar se Chris bashkë me dy njerëz të tjerë janë ndalur sot në Paris pas akuzës së 24 vjeçares.

Dy personat e tjerë të ndaluar bashkë me këngëtarin dyshohen të jenë truprojat e tij.

Rikujtojmë, që Brown shpesh ka pasur probleme me ligjin, ku rasti që më së shumti ka bërë bujë është rrahja e këngëtares së njohur, atë botë të dashurës së tij Rihanna/Indeksonline/

Image result for Chris Brown rihanna
R&B singer Chris Brown (pictured) has been arrested in Paris on suspicion of rape