09:51 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / OSH

Arrestohet edhe një person për vrasjen në Klinë, policia i sekuestron armë e fishekë

Të premten, më 15 prill, ka ndodhur një vrasje e rëndë në fshatin Zllakuqan, në komunën e Klinës.

Pas një përleshje, në të cilën ishin të përfshirë familja Ademaj dhe Ndrecaj, i riu Mark Ademaj, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Për këtë, Policia kishte arrestuar të dyshuarin A.N, i lindur më 1967.

Përveç këtyre, Policia e Kosovës sot ka njoftuar se është arrestuar edhe një person për këtë rast.

Përmes raportit 24 orësh, PK ka bërë të ditur se të dyshuarit i është sekuestruar një pushkë automatike  me 9 fishekë dhe 9 gëzhoja, e cila armë dyshohet se ishte përdorë në rast.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë  të rregullt.

“Klinë, 15.04.2022-18:22.Lidhur me rastin me datë 19.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është sekuestruar një pushkë automatike  me 9 fishekë dhe 9 gëzhoja, e cila armë dyshohet se ishte përdorë në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë  të rregullt”, thuhet në njoftim.

Mark Ademaj, viktima