75 Mall Live Search
17:14 / E Martë, 30 Qershor 2026 / KV

Tragjedia në Shqipëri, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak para aksidentit

Dyshohet se shkaku i aksidentit fatal në autostradën Tiranë-Durrës ka qenë një atak kardiak i pësuar nga shoferi i linjës së autobusit.

Sipas burimeve të A2 CNN, dyshohet se shoferi i automjetit ka vdekur pasi mund të ketë pësuar një atak kardiak pak minuta para se të ndodhte aksidenti, duke bërë që të humbiste kontrollin e mjetit.

Ndërkohë Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, theksoi se mjeti nuk është përplasur me asnjë automjet tjetër.