75 Mall Live Search
13:48 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet gjilanasi, rrah nënën dhe motrën

Është arrestuar në fshatin Uglar të Gjilanit një djalë për 48 orë, pasi ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj nënën e motrës.

Policia raporton se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Gjithashtu, raportohet se viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor e djali është arrestuar menjëherë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që pas një mos marrëveshje në familje, kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.