13:54 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Arrestohet gjyqtari i famshëm evropian, u kap në vilë me prostitua, drogë dhe armë

Gjyqtari i famshëm evropian, Slavko Vincic është arresutar mbrëmë. Ai është kapur në një vilë në Bijeljina, Bosnje dhe Hercegovinë, së bashku me nëntë gra të tjera dhe 26 burra.

Vincic u prangos për akuzën e përfshirjes në një rrjet prostitucioni, ndërsa policia sekuestroi edhe kokainë e armë gjatë operacionit të kapjes së tij. Vincic ka referuar këtë edicion tri ndeshje në Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline.

BYDGOSZCZ, POLAND – MAY 23: Referee Slavko Vincic of Slovenian instructs the players during the 2019 FIFA U-20 World Cup group B match between Japan and Ecuador at Bydgoszcz Stadium on May 23, 2019 in Bydgoszcz, Poland. (Photo by Marc Atkins – FIFA/FIFA via Getty Images)

Bruges-Galatasaray, Genk-Liverpool dhe Manchester City-Shakhtar Donets kanë qenë tri ndeshjet e drejtuara nga ai.

Vincic është kapur pasi kishte disa muaj që po hetohej nga policia për përfshirje në këtë rrjet të rrezikshëm kriminal./Indeksonline/