10:10 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / MSH

Arrestohet hajni i tretë për vjedhjen e trotinetëve në Pejë, Policia ka një kërkesë!

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Pejës njoftoi për arrestimin e dy të miturve, nën dyshimin se të njëjtit kishin vjedhur dy trotinetë elektronikë.

Sipas policisë, të dyshuarit kishin bashkëpunuar me dy të rritur, të cilët gjendeshin në arrati.

Ndërkohë, policia sot ka bërë të ditur se është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për këto vjedhje.

Të njëjtit i është sekuestruar edhe një trotinet elektronik, i cili do t’i kthehet pronrarit legjitim, pas procedurave.

Policia pas këtyre rasteve ka bërë edhe një kërkesë drejtuar qytetarëve.

“Apelojmë tek tё gjithë qytetarët qё pas çdo blerje tё sendeve me vlerë, t’i regjistrojnë numrat serik tё tyre, pasi qё edhe ne e kemi mё tё lehtë t’i identifikojmë ato nëse humbin apo vjedhen” thuhet në kërkesën e policisë.