15:23 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari i kërkuar për vrasje

Me datën 4 qershor të vitit 2013, në rrugën “Qazim Berisha”, afër rrethit të Bazhdarhanes në Prizren pati ndodhur një vrasje e rëndë me ç’rast një qytetar i Shqipërisë e pati vrarë motrën e tij dhe kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur, transmeton Indeksonline.

Hetuesit rajonal në asnjë moment nuk i kishin pushuar hetimet lidhur me rastin dhe së fundmi kanë arritur që të sigurojnë informacione për të dyshuarin i cili po fshihej në Britani të Madhe dhe falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe asaj Britanike, sot është ekstraduar në Policinë e Prizrenit.

Të dyshuarit S.K., pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës, nga prokurori i shtetit i është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë./Indeksonline/