10:00 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari për kanosje, i gjendet edhe arma

Është arrestuar një person i dyshuar në Malishevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur një person, transmeton Indeksonline.

Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole Vollter me një karikator me shtatë fishekë të kalibrit 6.35 mm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./Indeksonline/