17:09 / E Martë, 23 Maj 2023 / k.v

Arrestohet i forti i Fushë Kosovës, ishte në kërkim për gjashtë vepra penale

Një 30-vjeçar, me inicialet D.K., është arrestuar sot në Fushë Kosovë, pasi i njëjti ishte në kërkim për disa vepra penale, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar për një rast kanosje me armë të raportuar me 15 maj 2023, dhe i njëjti pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuat se ishte i kërkuar për së paku pesë raste të tjera.

Ai dyshohet edhe për vrasje në tentativë, lëndim trupor, kanosje, posedim i narkotikëve si dhe kishte tri urdhëresa aktive nga gjykata.

Personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 9 fishekë dhe sasi të substancës narkotike.

I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë./IndeksOnline/