22:22 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Arrestohet ish-kryeshefi i Trepçës, Rafet Ibishi, pas sulmit në këtë ndërmarrje

Indeksonline gjatë ditës ka raportuar për një sulm brenda objektit të Trepçës.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani, dhe drejtori i administratës, Besim Haxhiu, janë sulmuar sot fizikisht në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

Lidhur me këtë sulm janë arrestuar tre persona të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në mesin e tre personave të arrestuar është edhe ish-kryeshefi i Trepçës, Rafet Ibishi.