75 Mall Live Search
20:52 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov

Para pak çastesh në Shkup është arrestuar ish shefi DSK-së, Sasho Mijallkov.

Mijallkov para pak minutash është arrestuar në hotelin e njohur Meriot në Shkup ndërsa nën pranga është dërguar në burgun e Shutkës, përcjellë Indeksonline.

Mijallkov është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.