10:02 / E Diele, 02 Tetor 2022 / MSH

Arrestohet kaçanikasi, voziste i dehur dhe pengoi policët në kryerje të detyrës

Policia e stacionit në Kaçanik, mbrëmë rreth orës 23:10 në rrugën “Sali Bajra” në Kaçanik kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore.

Gjatë kontrollimit të dokumenteve të personit dhe automjetit, shoferi në gjendje të dehur nisë ti pengojë zyrtarët policorë, tek po i shqiptonin një gjobë kundërvajtëse.

Edhe pas shumë pëpjekjeve, urdhërave verbale të policisë, i njëjti nuk përfill urdhërat e policisë dhe i pengon ata në kryerje të detyrave.Të detyruar, policia e arreston personin B.L (M/K) i moshës 45 vjeçar, të cilin më pas e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare”.