08:42 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrestohet kosovari në Tiranë

Një person nga Rahoveci është arrestuar në Aeroportin Rinas në Tiranë pasi dyshohet se dokumentet që ka paraqitur para policisë kufitare nuk i përkasin atij, transmeton Indeksonline.

“Të mërkurën, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 18, banues në Rahovec, Kosovë, pasi dyshohet se, në Pikën e Kalimit Kufitar- Rinas, u kap me një pasaportë dhe leje qëndrimi italiane në emër shtetasit kosovar M.H.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Kosovari do të ndiqet nga autoritetet shqiptare sipas nenit 190 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë./Indeksonline/