13:28 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrestohet në Breg të Diellit, hajni i Suharekës

  Pas një hetimi dy mujor nga hetues rajonalë është arritur që të identifikohet vendqëndrimi i të dyshuarit B. B. i cili ishte në arrati që nga 19 maji. I dyshuari në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, rreth orës 22:30 minuta  kishte tentuar të kryej grabitje në një shtëpi në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Për t’i ikur ndjekjes policore i dyshuari kishte marrë me qira një banesë në “Breg të Diellit”. Gjatë bastisjes së banesës janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me pesë karikatorë me  gjashtëdhjetë fishekë; një pistoletë e zezë e kalibrit 7.65mm me pesë fishekë; një maskë e zezë; një sprej “AMERICAN NATO”; tri parë pranga plastike; çelësa të automjetit e gjësende tjera me interes për hetime.

Lidhur me gjetjet është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor./Indeksonline/