16:44 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Arrestohet në Tiranë reperi nga Kosova, kapet me drogë

Reperi nga Kosova, Ensar Elshani që njihet me emrin artistik ‘Fuego’ është kapur në Tiranë nën dyshimin për prodhim dhe shitje të narkotikëve, shkruan Indeksonline.

E këtë e ka bërë të ditur vetë Fuego i cili ka vendos t’ua tregojë të gjithëve ‘me krenari’ këtë vepër të tij përmes një InstaStory.

Në aktvendimin gjygjsorë që i është lëshuar, ceket se i lartpërmenduri është i dyshuar për veprën penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’.

Ai është liruar menjëherë nga paraburgimi me kusht që të paraqitet para oficerëve të policisë gjygjësore në data të caktuara.  /Indeksonline/