10:28 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një femër në Gjakovë, vodhi franga zvicerane nga dhoma e fjetjes së ankuesit!

Një qytetarë i Gjakovës ka raportuar se ndërmjet datave 03-05.04.2019 persona të panjohur në dhomën e fjetjes së shtëpisë së tij i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme franga zvicerane.

Lidhur me rastin njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarën femër dhe e njëjta pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/