11:02 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një femër në Gjilan, rrahu një mashkull!

Është arrestuar e dyshuara femër, e cila pas një mosmarrëveshje ka rrahur viktimën mashkull, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ku pas tretmanit është liruar për në shtëpi, transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin 24 orësh./Indeksonline/