09:22 / E Hënë, 01 Maj 2023 / k.v

Arrestohet një femër në Mitrovicë për vjedhje të veturës

Është arrestuar një femër në Mitrovicë pasi që e njëjta i ka vjedhur veturën një burri, raporton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se e dyshuara është larguar nga vendi ku ishte e parkuar vetura dhe është ndaluar nga policia në tjetër lokacion.

Gjatë kontrollit të dyshuares i është gjetur  një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 3.75 gram.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/