09:27 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një kosovar në Durrës

Një kosovar është arrestuar nga Policia e Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës, transmeton Indeksonline.

Sipas autoriteteve shqiptare, kosovari me inicialet: A.S., 25-vjeç, u kap në flagrancë me kartë identiteti të falsifikuar.

Kosovari është dërguar në mbajtje ndërsa i njëjti do të ndiqet sipas neneve 189 dhe 190 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë./Indeksonline/