14:42 / E Martë, 31 Tetor 2023 / mp

Arrestohet një person i dyshuar për disa raste vjedhjesh

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprat vjedhje, mashtrim, kanosje dhe vjedhje e shërbimeve.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(shtator-tetor 2023) kryesisht në Prishtinë.

Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: – P.L, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar është dërguar në vuatje të denimit pasi ndaj tij kishte një urdhëresë aktive të gjykatës, ndërkohë që nga hetuesit policor të veriut ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku shtatë raste.