19:41 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një person i dyshuar për “fajde” në Gjilan, i dha 30 mijë euro që t’i merrte 39 mijë!

Policia e Kosovës, konkretisht, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një periudhë disa mujore që nga momenti i denoncimit të incidentit, në kuadër të sigurimit të provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, pas një pune operative/taktike hetimore, duke përfshirë edhe masat e fshehta teknike dhe të hetimit, është arritur të pasqyrojnë gjendjen faktike se një person i dyshuar ishte përfshirë në veprën penale të fajdes.

Për vlerën e parave të cilat viktima i kishte pranuar nga i dyshuari, në vlerë prej 30,000.00 € (tridhjet mijë euro), sipas marrëveshjes të dyshuarit do t’i ktheheshin 39.000.00 € ( tridhjet e nëntë mijë euro).

“Në kuadër të veprimeve hetimore, sot më datë 10.06.2020, sipas Urdhëresës së Gjykatës kompetente, është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast i dyshuari (J.S.) është shoqëruar në Polici, dhe është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin për media.

Pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës, i dyshuari është ndaluar në afat prej 48 orësh. Në lidhje me çështjen penale do të zhvillohen edhe procedura tjera hetimore./Indeksonline/