15:29 / E Premte, 07 Tetor 2022 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

Policët e stacionit në Han të Elezit, sot në orën 09:30 në fshatin Paldenicë kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet Rr.Q (M/K) i moshës 55-vjeç.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’ me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./IndeksOnline/