17:34 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / MSH

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Policët e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, sot rreth orës 14:00 kanë arrestuar personin me inicialet S.R., 25 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’’, me dënim burgimi prej nëntë muajsh.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.