15:24 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Mitrovicë, mbushi fletëvotimin fals

Një person është arrestuar me një fletëvotim fals e cila ishte e mbushur për AKR-në, duke dashur të hyj në qendrën e votimit në Zhabar. Vëzhguesit e PDK-së, e kanë denoncuar rastin në Polici pasi që kanë vërejtur atë person me sjellje të dyshimtë.

Sipas vëzhguesve, personi i arrestuar kishte zbritur nga një makinë, ku dyshohej se kishte material të dyshimtë.

Ndërsa përkundër denoncimit të këtyre vëzhguesve një polic, e kishte liruar një tjetër person pas legjitimimit, përkundër faktit se edhe ai ishte i dyshimtë për ndërhyrje në procesin e votimit.

Ftojmë organet kompetente që të jenë në krye të detyrës, në mënyrë që të garantohet proces i rregullt zgjedhor.