10:31 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Pejë, kërcënoi policët në detyrë

Në fshatin Vitomericë të Pejës është arrestuar një person i cili kishte kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët kishin qenë në detyrë

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar një kaçavidë dhe një kartëmonedhë 100 dollarë amerikanë, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Indeksonline/