09:57 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Pejë, shëtitej me pushkë në veturë

Një person është arrestuar nga policia e Kosovës pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një pushkë gjuetie.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, shkruan Indeksonline.

“Fshati Gremnik, Klinë 29.11.2017 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë të kalibrit 12 mm. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”./Indeksonline/