10:55 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Suharekë, për narkotikë dhe falsifikim të dokumenteve

Njësitë policore në Suharekë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar, inicialet e të cilit janë I.G.

Personi në fjalë është arrestuar në dyshimin e bazuar për posedim të narkotikëve dhe falsifikim të dokumenteve.

“Dyshimi është bazuar se gjatë kontrollimit të automjetet të tij Volvo XC90, ngjyrë e kuqe me targa 04-950-ES ku në të ishin 3 persona, vozitësi dhe dy pasagjerë.Në momentin kur zyrtarët policorë janë ofruar tek vetura, i dyshuari nga dritarja ka hedhur një cigare të mbushur me substancë të dyshuar me narkotikë të llojit marihuanë. Gjatë kontrollimit të dokumenteve të veturës, zyrtarët policorë kanë kuptuar se vetura në fjalë kishte targa të falsifikuara.Për rastin ën fjalë është informuar edhe njësia DHTN-Prizren, të njëjtit kanë dalë në vendngjarje dhe gjatë kontrollit detal të veturës, që është bërë nga  ana njësive policore të sektorit dhe njësitit DHTN Prizren në veturë është gjetur dhe sekuestruar: dy kavanoz plastike të mbushur  me substance te dyshuar narkotike te llojit marihuanë me peshë prej 78.4 gram dhe tjetri me peshë prej 29.1gram, një cigare e mbushur me substance të dyshuar për narkotike te llojit marihuanë me peshë prej 1.17 gram, një pako me filtër (Rizlla ) me mbishkrimin OCB dhe një telefon Samsung J5 2017”, thuhet në komunikatën për media.

Poashtu është bërë e ditur se në vendngjarje është bërë fotografimi dhe janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Prizren dhe për rastin në fjalë është informuar edhe Prokurori i Shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Hetimet janë duke vazhduar”, përfundohet në komunikatë./Indeksonline/