22:48 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një polic, po intervistohet për rastin e aksionit në Karaçevë

Po vazhdojnë hetimet në lidhje me rastin e kazinove në Karaçevë, aksioni i madh i Policisë së Kosovës i zhvilluar ditë më parë.

Burime të Indeksonline mësojnë se në lidhje rastin, sonte është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, e që bëhet fjalë për një zyrtar policor.

I njëjti sipas burimeve është duke u intervistuar në Stacionin e Policisë në Gjilan nga Policia dhe IPK-ja.

Kujtojmë që në lidhje me aksionin në fjalë në pranga kanë përfunduar dhjetëra persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë policor.