15:46 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / FR

Arrestohet një serb në veri, ndalohet për 48 orë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot serbin, Sreçko Sofronijeviq.

Këtë e ka konfirmuar Komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.

Arrestimi i tij është bërë në Bërnjak, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.

Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.