20:07 / E Mërkurë, 09 Gusht 2023 / MSH

Arrestohet oficeri gjerman, akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë

Një oficer i forcave të armatosura gjermane u arrestua të mërkurën për spiunazh për Rusinë, njoftoi Zyra e Prokurorit Federal. Thomas H. punonte në zyrën e prokurorimit të Shërbimit Federal të Bundeswehr-it për Pajisjet, Informacionin dhe Përdorimin, përgjegjës për pajisjen e forcave gjermane .

Besohet se ka kontaktuar vazhdimisht me ambasadën ruse në Berlin dhe Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Bon që në maj me iniciativën e tij dhe ofroi bashkëpunimin e tij.

Dyshohet se ai i ka dorëzuar palës ruse informacione në të cilat kishte akses për shkak të pozicionit në forcat e armatosura gjermane, shkruan abcnews.

Qëllimi përfundimtar ishte kalimi i informacionit tek shërbimet e inteligjencës ruse.Hetimet u kryen në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Federal të Kundërzbulimit Ushtarak dhe Shërbimin Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa për oficerin u lëshua një urdhër arresti më 27 korrik.

Më 9 gusht, Thomas H. doli para hetuesisë dhe tani ndodhet në paraburgim. Akuzat me të cilat përballet janë deri në 10 vjet burg.