10:09 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet pasi detyroi 13 vjeçaren të ecte në trotuar e zhveshur

Një grua është arrestuar për abuzimin e fëmijëve pasi dyshohet se detyroi një vajzë  13 vjeçare të ecte në trotuar e zhveshur.

Viktima i tha policisë, se Rosalie Contreras, 34 vjeçe, ishte çmendur me atë për shkak të një gabimi, kështu që e çoi në një vend të largët në Dade City, i hoqi rrobat dhe e urdhëroi të shkonte në shtëpi.

Kontreras nga Florida po ndiqte prapa vajzën dhe kur një makinë tjetër iu afrua, ajo i tha vajzës të kthehej në makinë.

Adoleshentja ka mbetur me lëndime të dukshme, pas dhunës së ushtruar prej gruas.

Në një intervistë me hetuesit, Contreras tha se ajo e mori viktimën në atë vend, sepse dikush nuk e lejoi të godiste me shuplakë.

Ajo pranoi se e goditi vajzën dhe e kapi prej gjinjve për ta disiplinuar.

Marrëdhënia e gruas me adoleshentin është e paqartë.

Kontreras është arrestuar dhe akuzuar për abuzim të fëmijëve. Ajo la 20 mijë dollarë garanci pasi u lirua me kusht.