10:03 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohet pasi që përfshihet në rrahje dhe i gjendet substancë narkotike

Një person është arrestuar në qytetin e Gjilanit, pasi që i njëjti kishte sulmuar një mashkull për shkak të një borxhi.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, por gjatë kontrollit të veturës së tij i janë gjetur rreth 2 gramë substancë narkotike, kokainë.

Po ashtu, atij i është konfiskuar vetura por ai është lëshuar pas intervistimit. Kurse me urdhër të prokurorit sulmuesi i viktimës është duruar në mbajtje./Indeksonline/