Arrestohet pasi rrahu gruan e fëmijët
Policia ka arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti ka rrahur gruan dhe dy fëmijët e tij.
Sipas raportit ditor të policisë, ngjarja ka ndodhur në Podujevë.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.