Arrestohet për rrahje të nënës
Të enjten pasdite, një femër ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje me djalin e saj, është sulmuar fizikisht nga i njëjti, me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta trupore, transmeton Indeksonline.
Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas arrestimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/