12:10 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia po trajton një rast dhune familjare në Prizren, një i arrestuar

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një të dyshuar, mashkull shqiptar, pasi kanë pranuar një njoftim për kanosje (dhunë familjare).

Sipas raportit sherri ka plasur si pasojë e një kontesti pronësor të pazgjidhur.

”Dy të dyshuar i sulmojnë dy të afërm të tyre me ç ‘rast njëri nga ta pëson lëndime trupore dhe merr ndihmë mjekësore. I dyshuari R.F. duke e vringëlluar armën e llojit pistoletë e kanos vëllain e tij. Policia ka iniciuar hetimin e rastit dhe ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarve me ç ‘rast ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”EKOL SPECIAL 99” me dy fishekë; dylbi ushtarake; thikë ushtarake me dy tehe; pajisje për mbushjen e fishekëve të pushkës së gjahut; dy boksa metali; dy kavanoza të mbushur me saçme; 13 gëzhoja të pushkës së gjuetisë; dhe 11 fishekë të mbushur të pushkës së gjahut”.