11:00 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrestohet për dhunë familjare

Policia e Stacionit “Veriu” në Lubizhdë të Prizrenit e ka arrestuar një qytetar në cilësi të personit të dyshuar ngase ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka konsumuar elemente të veprës penale lëndim i lehtë trupor, sepse rreth orës 12:00 të ditës se djeshme, i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit të shtetit ndalet nën masën e arrestit policor./Indeksonline/