10:03 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrestohet për vjedhje në kishën ortodokse

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë pasi i njëjti muajin e kaluar kishte kryer një vjedhje në kishën ortodokse në Babimoc të Obiliqit, transmeton Indeksonline.

Personi i arrestuar është rom/kosovar dhe se i njëjti gjatë intervistimit ka pranuar që ka kryer veprën, vjedhje e rëndë.

Në raportin e Policisë thuhet se vjedhja ka ndodhur me 28 korrik të këtij vitit dhe se menjhërë policia kishte nisur hetimet intensive, ku me datën 9 gusht është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/