16:11 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrestohet personi i cili ishte në arrati që një muaj

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj të dyshuarin E.Xh nga Prizreni në orët e pasdites, pas një pune intensive hetimore.

E.Xh jetonte në arrati që nga data 20 qershor dhe kërkohej në lidhje me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, përdorimin e armës dhe vrasje e mbetur në tentativë që pati ndodhur në rrugën “De Rada”.

I dyshuari tani po intervistohet nga hetuesit e krimeve të rënda. I dyshuari ka treguar edhe vendndodhjen e armës të llojit kallashnikovë.

Në vazhdim pritet urdhri i prokurorit për procedura të më tejme.