16:09 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Arrestohet personi që kishte ikur nga burgu 1 vit më parë, është i dënuar për vjedhje pylli

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, V.K, i cili më 26.09.2019 ishte larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicë (Institucion i tipit të hapur), është arrestuar nga policia.

V. K , ishte i dënuar me një vit e dy muaj burgim për veprën penale; Vjedhje Pylli.

I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit.

Sipas Planit Operativ “Coronavirus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt.