17:12 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet personi që plagosi biznesmenin në Istog

Indeksonline ka raportuar sot për një plagosje në komunën e Istogut.

I plagosur në këtë rast ka mbetur biznesmeni, K.Blakaj. Ndërkohë sipas burimeve të Indeksonline pak orë pas ngjarjes tashmë Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë personin e dyshuar, nipin e kryetarit të komunës, Haki Rugova, Jeton Mavraj.

Mavraj sipas burimeve të Indeksonline është arrestuar pas intervenimit të shpejtë të policisë që kishin bllokuar pothuajse çdo hapësirë në kërkim të tij.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e viktimës është bërë e ditur se është stabile dhe se motivet që kanë quar deri në kryerje të këtij akti janë ende të panjohura për organet e hetuesisë./Indeksonline