08:57 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohet prizrenasi pasi kanosi bashkë-vendasin e tij, i sekuestrohen tri armë

Me datën  14 mars, një qytetar nga fshati Caparc dyshohet ta ketë  kanos një bashkëvendës të tij.

Sipas Policisë, me kërkesë të prokurorisë së shtetit e me urdhëresë të gjykatës themelore është bastisur shtëpia e të dyshuarit, transmeton Indeksonline.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri armë:

një kallashnikov me numër serik 033669-86

një pistoletë “Bereta” me numër serik V33325

një pistoletë “SIG SAUER” me numër serik U523983 dhe

199 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë./Indeksonline/