10:40 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet serbi në kufi të Kosovës, kishte urdhër arrest nga Gjermania

Në pikën kufitare Merdarë të Podujevës, përkatësisht në hyrje, është arrestuar një shtetas i Serbisë.

Ky arrestim bëhet e ditur se është realizuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar lëshuar nga Gjermania për akuzën grabitje.

Pas arrestimit, i dyshuari me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/