08:20 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

Arrestohet shoferi i veturës që goditi për vdekje fëmijën në Istog

Indeksonline mbrëmë raportoi se është goditur për vdekje një fëmijë 5-vjeçar nga një veturë në lëvizje, në fshatin Kovrag të Istogut.

Lidhur me rastin është deklaruar Policia e Kosovës, ku njoftojnë se te aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari gjatë vozitjes nuk iu përshtat kushteve të rrugës.

Trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

“Ju informojmë se me datë 15 gusht 2022, rreth orës 17:15, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Kovrag- Istog.Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë).Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femiu ndёrron jetё, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekёsor.Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftim./Indeksonline/