23:02 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohet vëllai i Rexhep Selimit, grushtoi policin

Gjatë ditës së sotme është arrestuar Ramadan Selimi, vëllai i Rexhep Selimit.

Mësohet se i njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë PK-ja ka konfirmuar se rreth orës 18:00 i njëjti është shoqëruar në stacion policor pasi sulmoi një pjestar të policisë, raporton Indeksonline

“U arrestua për shkak se grushtoi personin zyrtar dhe nuk përfilli urdhërave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, thuhet në sqarimin e organeve të sigurisë.

Temat: