21:21 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Selimi: Te premten do ta votojmë ushtrinë dhe do të festojmë

Na ndajnë vetëm edhe dy ditë nga evoluimi i FSK-së në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Data 14 e këtij muaji, pritet të jetë datë e veçantë sa i përket shtetndërtimit të vendit tonë. Të premten pritjet e qytetarëve janë të votohen tre projektligjet që kanë të bëjnë me mandatin e ri të FSK-së, Ligji për FSK-në, Ligji për shërbimin në FSK dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se këto tre ligje kanë qenë shumë të nevojshme dhe të rëndësishme për Kosovën.

“Janë tre ligje që kanë kaluar të gjitha procedurat, pas leximit të parë në Kuvend dhe Komisione të Përhershme dhe Komisionefunksionale. Janë tre ligje të cilat janë amandamentuar nevojshëm ashtu siç edhe është pritur, tash gjithçka që është pritur është të votohen me të njëjta votat e nevojshme por edhe më shumë në leximin e dytë. Mendoj që në leximin edytë do të jetë një procedurë, gjithsesi edhe e votimit por edhe festive, sepse tashmë dihet rezultati”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

 Sipas tij, për Kosovën në këtë fazë ka qenë shumë e rëndësishme mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është shumë shumë e rëndësishme dhe përcaktuese, mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diçka që neve nuk duhet të na çudisë, nuk është befasuese mbështetja e SHBA-së, për rritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës për avancimin e rolit të FSK-së në detyra dhe mision të ligjit. Jo vetëm SHBA, por edhe shtetet tjera nga partnerët tanë strategjikë kanë dhënë mbështetjen e duhur dhe mbi të gjitha që është akoma më e rëndësishme do të japin mbështetje për zhvillimin e kësaj force”, ka vlerësuar ai gjatë bisedës.

Sipas tij do të ishte mirë që FSK të shndërrohej në FAK pasnesër për disa arsye.

 “Do të ishte mirë qëkjo të ndodhë pasnesër, për arsye që tashmë dihen, për arsye se për ta bërë njëgjë të tillë duhen ndryshime kushtetuese nuk ekzistojnë rrethanat në Kuvendin eKosovës , tash mendoj me ndryshime ligjore nuk është arritur gjithçka, por është bërë çka është mundur për momentin”, ka thënë tutje ai.

Selimi ka folur edhe për reagimet e zyrtarëve serb, sa i përket procesit të transformimit të FSK-së në ushtri.

 “Është i kuptueshem reagimi i Serbisë, Serbia nuk e ka problem vetëm Ushtrinë e Kosovës por mbi të gjitha për Serbinë problem është vetë Kosova, pavarësia e saj, sovraniteti i saj, institucionet e saj e në këtë rast edhe Ushtria”, shtoi ai.

Sipas tij, Serbia dëshiron të mos jetë shtet dhe aq më tepër të ketë elemente të saj shtetërore.

“Serbia e do Kosovën që të mos jetë shtet dhe respektivisht mos të ketë elemente shtetërore. Neve nuk duhet të na habisë reagimi i saj, përaq sa Serbia akoma po e mban në Kushtetutën e saj Kosovën si pjesë të saj.

Ajo çfarë është për tu çuditur është se deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës ende janë përfaqësues të Serbisë dhe jo të qytetarëve të Republikës së Kosovës të komunitetit serb konkret”, thotë Selimi.

 Deputeti i LVV-së, thotë se do të dëshironte që deputetët serb të Kuvendit të Kosovës t’i përfaqësonin interesat e serbëve të Kosovës, dhe jo t’i përfaqësojnë interesat e shtetit serb. /Indeksonline/