Arrestohet zyrtari në Fushë Kosovë, pajisi ilegalisht serbin me pasaportë të Kosovës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka keqpërdor detyrën zyrtare, duke pajisur një serb me pasaportë të Kosovës.
“Në lidhje me rastet me datën 12.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar zyrtar i gjendjes civile i cili në mënyrë të kundërligjshme në sistemin elektronik të gjendjes civile kishte futur të dhënat dhe mundësuar të dyshuarit mashkull K/Serb të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/
