75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 05 Qershor 2026 / P M

Arrestohet kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe kryesuesi i kuvendit, ngjyrosen një objekt publik

Kryetari i Komunës së Mitrovicës veri, Milan Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nemanja Bishevac, janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për prishje të rendit dhe qetësisë publike si edhe vandalizëm.

Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa rasti po trajtohet si “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “vandalizëm”, tha Elshani.