23:22 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, Apple e blen Shazam

Apple është në fund të finalizimit për të bërë një biznes të madh. Apple ka arritur marrëveshje për të blerë aplikacionin e famshëm, Shazam.

Ky aplikacion lejon që të identifikoni këngë, filma dhe shfaqje televizive nga audio.

Marrëveshja do të kap vlerën e 400 milionë dollarëve, shkruan Indeksonline.

Apple që nga viti 2016 i paguan para Shazamin për të shfrytëzuar në iTunes pjesë të saj. Shazam ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me Snapchat./Indeksonline/